Mospërputhje në fletëvotime në Mitrovicë, vazhdon numërimi

Aktuale

Mospërputhje në fletëvotime në Mitrovicë, vazhdon numërimi

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 18:04
Qendra e Numërimit

Po vazhdon procesi i numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut.

Numëruesit kanë gjetur një tjetër rast ku numri serik i fletëvotimit nuk përputhet me numrin serik të vendvotimit.

Kutiza mbanë numrin 110405, ndërsa fletëvotimi nga kjo kuti mbanë numrin 110404, pra nuk përputhet.

Vota në këtë rast ishte për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faton Peci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat