Shefi i EULEX-it viziton Qendrën Korrektuese të Dubravës

Aktuale

Shefi i EULEX-it viziton Qendrën Korrektuese të Dubravës

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 19:31
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano viziton Qendrën Korrektuese të Dubravës

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, së bashku me Drejtorin e Qendrës Korrektuese të Dubravës, z. Sami Gashi, pritën në takim Shefin e Misionit EULEX, z. Giovanni Pietro Barbano, në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

"Gjatë takimit u diskutua për të arriturat e Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe për fushat e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy institucioneve. Z. Barbano përgëzoi angazhimin dhe punën e bërë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, duke vlerësuar përkushtimin e stafit dhe përmirësimet e vazhdueshme në këtë institucion korrektues", thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

Bëhet e ditur se Dibrani dhe Barbano vizituan disa prej hapësirave të institucionit, përfshirë Institucionin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta dhe pavijonet e tjera.

Sipas Shërbimit Korrektues, vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Misionit EULEX, me synim forcimin e standardeve dhe praktikave profesionale në sistemin korrektues të vendit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat