Miftaraj: Shumë opozitarë janë bërë milionerë, po e shijojnë opozitën si pushime vjetore

Aktuale

Miftaraj: Shumë opozitarë janë bërë milionerë, po e shijojnë opozitën si pushime vjetore

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 23:13
Foto arkiv/ Ehat Miftaraj nga IKD

Ehat Miftaraj nga IKD ka kritikuar gjendjen dhe sjelljen e opozitës në Kosovë, duke thënë se shumë prej përfaqësuesve të saj janë pasuruar gjatë viteve dhe tash po e “përjetojnë opozitarizmin” në rehati të plotë.

Sipas tij, për një pjesë të madhe të opozitarëve, jeta politike është shndërruar në një periudhë pushimi të gjatë, me udhëtime e privilegje personale.

“Opozita, shumë prej tyre, për një pjesë të mirë janë bërë milionerë. E kanë rregulluar jetën në mënyrë ekstreme dhe po e përjetojnë opozitarizmin.

Të enjten shkojnë në Itali e Shqipëri — thjesht janë në pushim vjetor, dhe ky pushim u mjafton për tetë vjet,”, tha Miftaraj

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat