Kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza ka postuar disa fotografi nga Konventa ku u zgjodh kryetar i këtij subjekti.
Hamza e ka quajtur nder të jashtëzakonshëm dhe përgjegjësi të madhe.
Ai është zotuar se si kryetar i PDK-së, do t’i shërbej vendit me përkushtim dhe vendosmëri.
Postimi i plotë:
Një nder i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe.
Si Kryetar i PDK-së, do t’i shërbej vendit me përkushtim dhe vendosmëri.
Bashkë për qytetarët dhe Kosovën. Bashkë për PDK-në dhe fitoret që po vijnë!