Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga ambasadori Malaj për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai theksoi rëndësinë historike të 28 nëntorit, nga shpallja e Pavarësisë në 1912 deri te dalja e parë publike e UÇK-së në 1997, duke nënvizuar se shqiptarët do të qëndrojnë gjithmonë të bashkuar dhe të përkushtuar për integrimin në familjen e madhe evropiane.
Postimi i plotë:
Në pritjen solemne të organizuar nga ambasadori Malaj, në prag të shënimit të 113-vjetorit të Pavarësisë, përkujtuam aktin sublim që i dha jetë shtetit shqiptar të lirë e sovran.
28 Nëntori si kryefestë e shqiptarëve që nga viti 1443, për të vazhduar më 28 nëntor 1912 me aktin shpalljes së pavarësisë e deri tek 28 nëntori i 1997 me daljen e parë publike të UÇK-së, është emocioni më sublim i çdo shqiptari.
Në veprim për të drejtën tonë ishim e do të jemi bashkë gjithnjë. Identitetin perëndimor populli shqiptar e ka të rrënjosur në qenësinë e tij. Bashkimin në familjen e madhe evropiane, krah për krah, do ta bëjmë realitet.