Osmani në pritjen e organizuar nga Begaj: Çdo hap sot është amanet i heronjve tanë

Aktuale

Osmani në pritjen e organizuar nga Begaj: Çdo hap sot është amanet i heronjve tanë

Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 22:07
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë. Osmani tha se takimi i bashkoi nën flamurin kuqezi, duke sjellë atmosferë të ngarkuar me histori dhe simbolikë kombëtare.

Ajo theksoi se 28 Nëntori kujton sakrificën e heronjve dhe gjakun e derdhur për lirinë e trojeve shqiptare, duke shtuar se çdo hap i institucioneve sot duhet të jetë në funksion të integrimit dhe bashkëpunimit më të madh mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

“Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë kudo që jeni!”, u shpreh Osmani në urimin e saj.

Postimi i plotë:

Presidenti Begaj na mblodhi sonte nën flamurin kuq e zi, për pavarësinë e Shqipërisë. Atmosfera mbante peshën e historisë dhe fuqinë e bashkimit.

28 Nëntori na kujton se çdo gur i kësaj toke është lagur me gjakun e heronjve tanë, ndaj çdo hap që hedhim sot është amaneti i tyre për më shumë integrim, afrim dhe ndërveprim.

Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë kudo që jeni!

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat