I fejuari tentoi ta vriste/ QKUK-ja jep detaje mbi gjendjen shëndetësore të viktimës nga Fushë-Kosova

Aktuale

I fejuari tentoi ta vriste/ QKUK-ja jep detaje mbi gjendjen shëndetësore të viktimës nga Fushë-Kosova

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku një person ka tentuar ta vriste të fejuarën e tij.

Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar në QKUK dhe i është nënshtruar operimit për shkak të gjendjes kritike të saj.

 Drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla ka dhënë detaje.

Ai tha se viktima është në gjendje stabile dhe tani është duke u trajtuar në Mjekim Intensiv Qendror. 

“Pacienti në Mjekim Intensiv Qendror ndodhet në gjendje stabile. Mbrëmë është trajtuar në Qendren Emergjente, ku ekipet kujdestare të Anestezionit dhe Kirurgjisë Abdominale kanë kryer intervenimin në sallat operative.

Pas trajtimit fillestar, ai është dërguar në MIQ për kujdes dhe trajtim të mëtejshëm.” deklaroi Syla për Io.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat