Ramiz Lladrovci rikthehet në PDK: Të bashkuar, të fituar – me Hamzën edhe më fuqishëm

Aktuale

Ramiz Lladrovci rikthehet në PDK: Të bashkuar, të fituar – me Hamzën edhe më fuqishëm

Më: 1 dhjetor 2025 Në ora: 19:23
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lënë të kuptohet se është rikthyer në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai deklaroi se për PDK-në dhe Bedri Hamzën ashtu si më 9 shkurt, do të jenë më të përkushtuar se kurrë për votë më 28 dhjetor, me synimin për të tejkaluar 20 mijë vota.

“Fitorja i ka hije bastionit, besa edhe fitores ia kemi marrë dorën.

Do të vazhdojë me fitore si në zgjedhjet lokale, ashtu edhe në ato qendrore. Vazhdojmë! Të bashkuar, të fituar”, ka shkruar Lladrovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat