Publicisti Milaim Nela ka përkujtuar për datëlindjen e tij Presidentin historik Ibrahim Rugova, duke e cilësuar si “bekim dhe dëshmi se Zoti e do Kosovën”.
Nela tha se Rugova ishte më shumë se një shenjtor për vendin dhe se, pa ushtri e pa shtet, arriti të fitojë ndikim të jashtëzakonshëm vetëm përmes forcës së mendjes dhe ideve.
Sipas tij, Rugova bindi fuqitë botërore të ndërhynin për të shpëtuar popullin e Kosovës dhe mbetet “babai i pakontestueshëm i shtetit të Kosovës”.
Ai shtoi se shqiptarët nuk do të kenë më një udhëheqës të këtij kalibri dhe se amaneti i Rugovës për flamurin dhe himnin e shtetit ende nuk është përmbushur, por beson se një ditë do të realizohet.
Shkrimi i plotë:
Ibrahim Rugova ishte bekimi dhe dëshmia se Zoti e do Kosovën.
Ai ishte më shumë se një Shenjtor për atë tokë të lashtë e të shenjtë.
Kurrë më parë një udhëheqës pa ushtri, pa shtet me një popull lehtësisht të konformueshëm e që gjatë gjithë historisë së tij ka dëshmuar mangesi serioze shtetformuese të ketë patur ndikimin dhe influencën që pati ai. Ai vetëm me forcën e mendjes dhe ideve të tij në krye të një populli shumë të vogël arriti të bëntë atë që ai e kishte bindje të formësuar por edhe më optimistët nga ne tē tjerët as nuk mund ta paramendonin;
Bindi fuqitë më të mëdha të kohës së tij të ndërhynin ushtarakisht e të shpëtonin popullin e Tij
Faleminderit, President.
Ibrahim Rugova është babai i pakontestueshëm i shtetit të Kosovës, i Kosovës se Pavarur.
Shqiptarēt kurrë nuk do të kenë më një udhëheqes të këtij kalibri, të paktën jo sa të jem unë gjallë.
E konsideroj veten fatlum që jetova kohën e Tij, kohën e Presidentit Ibrahim Rugova
Faleminderit Zotit! 🙏
Iku nga kjo botë para kohe!
E la shtetin gati vetëm për formalizim.
Nuk ja çuan amanetin deri në fund për Flamurin Dardan të Kosovës dhe hymnin e shtetit që kishte zgjedhur ai.
Besoj fort se një ditë do të realizohet.
Besoj FORT.