Guxo në Prizren prezanton dy kandidatët për listën e përbashkët me LVV-në

Aktuale

Guxo në Prizren prezanton dy kandidatët për listën e përbashkët me LVV-në

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 23:19
Dr. Haxhi Avdyli dhe Dr. Arsim Berisha

Partia Guxo në Prizren ka njoftuar sot se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit do të garojë në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, duke përfaqësuar degën me dy kandidatë.

Dy emrat e propozuar janë figura të njohura në skenën politike dhe institucionale:

Dr. Haxhi Avdyli, ish-deputet me katër mandate në Kuvendin e Kosovës

Dr. Arsim Berisha, zëvendësministër aktual i Shëndetësisë

Partia Guxo tha se këta kandidatë përfaqësojnë përvojë të konsoliduar dhe angazhim të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve, duke besuar se do të jenë kontribuues të çmuar në listën e përbashkët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat