Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë publike sot kandidaturat për deputet të Aleancës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve dhe strukturave të partisë, Haradinaj tha se kjo listë përfaqëson njerëz të përkushtuar që i qëndrojnë vendit krah në çdo rrethanë.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për përfaqësues të guximshëm dhe të pakompromis në mbrojtjen e interesit publik.
Haradinaj sqaroi se renditja e kandidatëve në listë është bërë në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të AAK-së: një e treta e kandidatëve janë radhitur sipas votave të marra në zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa dy të tretat e tjerë janë përcaktuar përmes shortit.
