Osmani: Kujtesa kolektive, mbrojtja e së vërtetës, si dhe nderimi për ata që i humbëm në luftë, janë rruga jonë drejt drejtësisë

Aktuale

Osmani: Kujtesa kolektive, mbrojtja e së vërtetës, si dhe nderimi për ata që i humbëm në luftë, janë rruga jonë drejt drejtësisë

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 19:55
Vjosa Osmani

Kujtesa kolektive, mbrojtja e së vërtetës, si dhe nderimi për ata që i humbëm në luftë, janë rruga jonë drejt drejtësisë.

Kështu ka deklaruar presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Postimi i plotë:

Kujtesa kolektive, mbrojtja e së vërtetës, si dhe nderimi për ata që i humbëm në luftë, janë rruga jonë drejt drejtësisë.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, nëpërmjet ekspozitës “E vërteta, kujtesa, drejtësia” e organizuar nga Presidenca nëpërmjet Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në bashkëpunim me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, kujtuam të gjithë ata që u vranë e vuajtën në luftë, si dhe dhimbjen me të cilën jetojnë secila nënë, secili baba, secili fëmijë, e secili i mbijetuar i luftës.

Ekspozita e sotme rikonfirmoi detyrimin tonë të përbashkët për ta mbrojtur të vërtetën, për ta forcuar kujtesën kolektive dhe për të kërkuar drejtësi parreshtur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat