Policia në Prishtinë kërkon ndihmë në kapjen e personave të dyshuar për vjedhje të identitetit

Aktuale

Policia në Prishtinë kërkon ndihmë në kapjen e personave të dyshuar për vjedhje të identitetit

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 16:49
Personat e dyshuar

Policia e Prishtinës ka njoftuar se kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit:

192 ose përmes emailit: [email protected]m”, shkruan Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat