Kurti premton investim të madh kapital në Trepçë

Aktuale

Kurti premton investim të madh kapital në Trepçë

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 20:51
Kryeministri në detyrë dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat tjetër, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat tjetër, Albin Kurti, ka premtuar se në mandatin e ardhshëm Trepça do të përjetojë një nga investimet më të mëdha kapitale, në bashkëpunim me një korporatë me përvojë të gjatë në sektorin minerar nga një nga shtetet aleate dhe mike.

Kurti gjithashtu ka njoftuar se do të ndahen 50 milionë euro për skanimin e plotë të burimeve natyrore, për të njohur saktësisht pasurinë e nëntokës dhe për ta shfrytëzuar atë në funksion të zhvillimit ekonomik.

Postimi:

“Në Trepçë, në mandatin e ardhshëm do ta kemi një prej investimeve më të mëdha kapitale, në bashkë investim me një korporatë me përvojë të gjatë në sektorin minerar nga një prej shteteve tona aleate e mike.

50 milionë euro do t’i ndajmë për skanimin e plotë të burimeve tona natyrore, që jo vetëm të dimë saktësisht pasurinë e nëntokës, por edhe ta shfrytëzojmë e vendosim në funksion të zhvillimit”, ka premtuar Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat