Përleshje verbale mes votuesve në Zhegër, ndërhyn Policia

Aktuale

Përleshje verbale mes votuesve në Zhegër, ndërhyn Policia

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 12:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa qytetarë janë përleshur verbalisht në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit që është edhe vendvotimi i vetëm në këtë fshat.

Sipas burimeve të medias bëhet e ditur që babë e bir kanë shkuar për të votuar dhe komisionerët nuk kanë lejuar që djali të asistojë babanë pa pasur raport mjekësor.

Media po ashtu ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanin i cili tha se për momentin nuk ka rast të raportuar në polici.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat