Lëvizja VETËVENDOSJE! po prin bindshëm në Komunën e Podujevës, sipas rezultateve të deritanishme të publikuara mbrëmjen e sotme. Me 60,70 për qind, kjo parti ka siguruar 13,520 vota, duke krijuar një epërsi të thellë ndaj subjekteve të tjera politike.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 20,98 për qind ose 4,674 vota, ndërsa e treta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 15,28 për qind, përkatësisht 3,404 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 1,75 për qind apo 390 vota, kurse Nisma Socialdemokrate ka siguruar 0,36 për qind, me gjithsej 81 vota.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 20:49 janë procesuar 62 nga 110 vendvotime, që përbën 56,36 për qind të totalit. Në këtë fazë të numërimit janë përpunuar 22,996 vota, nga 84,396 sa është numri i përgjithshëm i votave në këtë komunë.
Numërimi i votave po vazhdon dhe rezultatet pritet të përditësohen në vazhdim.
Përditësuar më: 28.12.2025, ora 20:49