“LVV drejt 56–57 mandateve, diaspora mund të sjellë vetëm një ndryshim”

Aktuale

“LVV drejt 56–57 mandateve, diaspora mund të sjellë vetëm një ndryshim”

Nga: A.SH Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 09:03
Numri i mandateve

Eugen Cakolli nga KDI ka bërë të ditur se, sipas rezultateve dhe trendit aktual, LVV pritet të sigurojë 56 mandate, PDK 23, LDK 15 dhe AAK 6 mandate, ndërsa mandatet e komuniteteve mbeten kryesisht të pandryshuara.

Ai thekson se me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, ndryshime të vogla mund të ndodhin mes LVV-së, PDK-së dhe LDK-së.

Postimi:

Sipas rezultateve dhe trendit të deritanishëm, ndarja e mandateve është si vijon:

• LVV: 56 mandate (8 më shumë se në zgjedhjet paraprake);

• PDK: 23 mandate (1 më pak se në zgjedhjet paraprake);

• LDK: 15 mandate (5 më pak se në zgjedhjet paraprake);

• AAK: 6 mandate (2 më pak se në zgjedhjet paraprake; ose 1 më shumë nëse ish-deputetët e NISMA-s llogariten veçmas);

• Lista Serbe: 9 mandate;

• GI SPO: 1 mandat;

• KDTP: 2 mandate;

• VAKAT: 1 mandat;

• NDS: 1 mandat;

• SDU: 1 mandat;

• IRDK: 1 mandat;

• PLE: 1 mandat;

• LPRK: 1 mandat;

• PSA: 1 mandat;

• JGP: 1 mandat.

Me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, i vetmi ndryshim i mundshëm në numrin e mandateve mund të ndodhë mes PDK-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LVV-së) ose LVV-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LDK-së).

____

Megjithatë, me rreth 70 mijë votues jashtë vendit, votat e të cilëve janë në lojë – ndonëse në skenarin më realist numri i votave të konfirmuara pritet të jetë rreth 50-60 mijë – rezultati final mund të pësojë ndryshime të mëtejshme.

Nëse merren për bazë rezultatet e votimit jashtë vendit më 9 shkurt dhe trendet e zakonshme të votimit me kusht, rezultati përfundimtar mund të jetë:

• LVV: ~50.1% deri ~50.8% (56-57 mandate)

• PDK: ~20.2% deri ~20.6% (22-24 mandate)

• LDK: ~13.1% deri ~14.2% (14-16 mandate)

• AAK: ~5.2% deri ~5.7% (6 mandate)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat