Ish-shefi i ATK’së dështon në zgjedhje, s’bëhet deputet!

Aktuale

Ish-shefi i ATK’së dështon në zgjedhje, s’bëhet deputet!

Më: 6 janar 2026 Në ora: 11:19
Ilir Murtezaj

Ish-drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka dështuar të bëhet deputet.

Ai garoi në zgjedhjet e 28 dhjetorit në listën e Partia Demokratike te Kosovës.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Murtezaj mori 13,041 vota.

Ndryshe, PDK-ja në Kuvend do t’i ketë 22 deputetë, nga 23 sa I kishte në fillim.

Votat e diasporës bënë që VV-ja e Albin Kurtit t’ia rrëmbejë një deputet partisë së Bedri Hamzës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat