Veprimtari Ramazan Bekteshi ka publikuar një foto të Lumir Abdixhikut dhe Doarsa Kicës me duart grusht, të shoqëruar me një reagim simbolik dhe kritik ndaj gjendjes në LDK.
Ai akuzon për “grushta të kontrabanduar në parti”, heshtje të brendshme dhe shndërrim të LDK-së në “patericë” të një partie tjetër.
Sipas Bekteshit, LDK po përpëlitet në një krizë të thellë, por shpreh bindjen se me reflektim, pastrim dhe guxim, ajo mund të ringrihet “si feniksi” nga rrënojat, pa nxituar drejt një kaosi të ri.
Postimi i plotë:
Intermeco: Grushtat e errësirës goditën një ndërtesë të ngritur nga populli; pluhuri ra, por, themeli a mbeti?!
Cilët janë keto grushta që artin e ngritur në piedestal e përplasën në rrënoja?
Grushta të kontrabanduar në parti, me rituale ulërimash të Hykmetes, dhe me vajin 'përvëlues' të Muhaxherit për serbet në veri dhe me heshtjen e varrit në parti, e pa zera te guximshem, LDK-ja e raskapitur, e shnedrruar në vazale e patericë të një partie tjetër, po përpëlitet në shtratin e vdekjes.
Por, me njerëz të mirë, që e deshën LDK-në pa interes, ajo do të ngritet nga rrënojat si feniksi. Tani, duhet durim e reflektim, pastrim e guxim. LDK-ja nuk e meriton nxitimin dhe nje kaos te ri!