Hazir Haziri i cili u arrestua nga Serbia në shtator të vitit të kaluar është liruar sot.
Ai tashmë ka arritur në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdare, ku është pritur nga familjarët e tij.
Ndryshe Hazir Haziri është liruar nga autoritetet e Serbisë, pas mbajtjes në paraburgim prej 08.09.2025, kur ishte arrestuar në pikën kufitare në Merdarë.
Avokati Arianit Koci e ka pritur Hazirin në Mërdare. Koci ka thënë se asnjë qytetar i pafajshëm nuk guxon të mbetet në burgjet e Serbisë. Për këtë ka thënë se është angazhuar dhe do të angazhohet sa herë të ketë nevojë.
“Fjalën e dhënë e mbaj. Kam thënë se Hazir Hazirin do ta kthej nga burgu i Serbisë. Sonte, Hazir Haziri është në Kosovë. Asnjë qytetar i pafajshëm nuk guxon të mbetet në burgjet e Serbisë. Për këtë jam angazhuar dhe për këtë do të angazhohem sa herë të jetë nevoja”, ka thënë Koci.