Të hënën protestë pranë kufirit me Kosovën, priten vonesa në qarkullim nga territori i Maqedonisë së Veriut

Aktuale

Të hënën protestë pranë kufirit me Kosovën, priten vonesa në qarkullim nga territori i Maqedonisë së Veriut

Më: 23 janar 2026 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të hënën mund të ketë kolona kamionësh në hyrje të Republikës së Kosovës, nga territori i Maqedonisë së Veriut.

Sipas QKMK-së, kjo parashihet të ndodhë si pasojë e një proteste që do të organizohet nga shoqata e transportuesve, me fillim nga ora 12:00.

“Sipas njoftimeve të pranuara, Shoqata e Transportuesve MAKAM-TRANS, do të organizon një protestë më datë,26.01.2026, me fillim nga ora 12:00.

Si pasojë e kësaj proteste, do të mbyllet qarkullimi për transportuesit e mallrave.

Protesta do të mbahet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në territorin e Republikës së Kosovës mund të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat