Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se Shërbimi Klinik Farmaceutik, me kërkesë të Bordit të ShSKUK-së dhe në kuadër të transparencës institucionale, ka publikuar në ueb-faqen zyrtare të ShSKUK-së listat e barnave dhe materialit medicinal që aktualisht gjenden në stok.
Sipas njoftimit, listat janë publikuar më 20 dhjetor 2025 dhe përfshijnë barnat dhe materialin medicinal që ndodhen në Barnatoren Qendrore të QKUK/ShSKUK-së, si dhe në klinikat përkatëse të QKUK-së.
“Lista e stokut farmaceutik përditësohet fillimisht në baza mujore, ndërsa ShSKUK është duke punuar që sapo të krijohen kushtet teknike ky përditësim të bëhet në baza javore, me qëllim të rritjes së transparencës dhe informimit të saktë të publikut.“, thuhet në njoftim .
Njoftimi i plotë:
Shërbimi klinik farmaceutik me kërkesë të Bordit të ShSKUK -së me datë 20.12.2025 dhe në kuadër të transparencës dhe raportimit të rregullt farmaceutik, në ueb-faqen zyrtare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë publikuar listat e barnave dhe materialit medicinal që aktualisht gjenden në Barnatoren Qendrore të QKUK/ ShSKUK -së si dhe në klinikat përkatëse të QKUK -së .
Lista e stokut farmaceutik përditësohet fillimisht në baza mujore, ndërsa ShSKUK është duke punuar që sapo të krijohen kushtet teknike ky përditësim të bëhet në baza javore, me qëllim të rritjes së transparencës dhe informimit të saktë të publikut.