​Marshi “Drejtësi, jo politikë” merr mbështetjen e PDAK-së

Aktuale

​Marshi “Drejtësi, jo politikë” merr mbështetjen e PDAK-së

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) po e mbështet marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë ”, i cili do të mbahet më 17 shkurt, në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

PDAK ka ftuar të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët e Kosovës që besojnë në shtetin e së drejtës të bashkohen në këtë marsh.

Sipas tyre, pjesëmarrja është mesazh i qartë se demokracia dhe drejtësia e vërtetë mbrohen me zë të lirë dhe qytetarë.

“Në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ky marsh përfaqëson zërin e qytetarëve që kërkojnë një drejtësi të pavarur, të paanshme dhe të çliruar nga çdo ndikim politik. Drejtësia nuk duhet të jetë mjet presioni apo pazari politik, por shtyllë e barazisë dhe sigurisë juridike për të gjithë qytetarët, pa dallim”, thuhet në njoftim.

Marshi “Drejtësi, jo politikë ”, do të mbahet më 17 shkurt, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat