Uran Ismaili nga PDK ka shkuar në Hagë për të përcjellur deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur dje fjalën përfundimtare, duke ia lënë radhën mbrojtjes.
Kujtojmë se Luka Misetic, avokat i Hashim Thaçit, tha në fillim të deklaratës së tij përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë se klienti i tij është i pafajshëm.
Avokati kritikoi mënyrën e mendimit të Prokurorisë së Specializuar, që kërkoi 45 vjet burgim për secilin prej katër të akuzuarve.