Mbrojtja e Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit - Shpallja e pafajësisë, i vetmi opsion!

Aktuale

Mbrojtja e Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit - Shpallja e pafajësisë, i vetmi opsion!

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 07:41 Përditësuar në ora: 10:21 më 13.02.2026
Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra

“Policia e UÇK-së, tezë e Prokurorisë”

Avokati i Selimit nis me kundërargumentimin e pretendimit të parë të Prokurorisë kinse Selimi ka pasur kontroll mbi Policinë si ministër i Rendit Publik.

“ZPS-ja nuk ka arritur t’i vërtetojë argumentet e veta”.

Sipas tij, termi “Policia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)” është një tezë e Prokurorisë, "e hartuar si një kosh ku Prokuroria mund t’i hidhte sa më shumë dëshmi përmes provave jogojore" për të dhënë përshtypjen e gabuar se ekzistonte një lloj policie dhe që drejtohej nga Selimi si ministër i Rendit Publik.

“Pas qershorit, UÇK-ja dhe policia ushtarake e UÇK-së ka qenë nën përgjegjësinë e komandantëve të zonave, nuk ka qenë nën përgjegjësinë e zotit Selimi. Nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së, ose ministrisë së Rendit Publik, që është mbikëqyrur nga zoti Selimi, siç pretendon ZPS-ja”.

Sipas avokatit, nuk kishte asnjë forcë policie të krijuar në prill të vitit 1999, duke marrë parasysh rrethanat në atë kohë, dhe nuk ka asnjë provë konfirmuese të paraqitur nga dëshmitarë apo ZPS-ja që vërtetojnë një pretendim të tillë.

Pretendimet për kontrollin e Selimit mbi policinë

Avokati Tully kalon te tema e dytë: pretendimet për kontrollin e Selimit mbi policinë.

Ai ka thënë se pavarësisht një numri të madh të dokumenteve të pranuara nga trupi gjykues, Prokuroria nuk ka arritur t’i vërtetojë pretendimet e veta.

“Ekziston një mungesë e tërë e dokumenteve operative të dërguara nga Ministria e Rendit Publik në drejtim të policisë, ose e kundërta, gjë e cila nuk vërteton përfshirjen e zotit Selimi, apo që ai ka pasur kontroll mbi policinë. Prokuroria nuk ka dhënë prova për të vërtetuar që veprimet ose mosveprimet e zotit Selimi si ministër i Rendit Publik kanë luajtur ndonjë rol në kryerjen e krimeve në aktakuzë dhe që ai është përgjegjësi për veprimet e personave tjerë lidhur me kryerjen e krimeve të pretenduara në aktakuzë”.

Mes tjerash, avokati ka përmendur edhe mospërputhjet në dosjen e Prokurorisë, për mënyrën se si i referohet Selimit: diku si person me kontroll operacional mbi policinë, ndërsa diku tjetër pretendon se ai kishte autoritet operacional mbi policinë, dhe që ai ishte i pozicionuar për të udhëzuar persona.

Nis seanca në Hagë, Roberts vazhdon me fjalën e fundit në mbrojtje të Selimit

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, po vazhdon seanca gjyqësore me deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Rexhep Selimit.

Në procesin e madh gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, gjatë së enjtes avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts, hodhi poshtë të gjitha pretendimet për emërime të personave të caktuar nga klienti i tij gjatë periudhës së luftës, duke i cilësuar ato si të pabazuara.

Roberts gjithashtu tha se Selimi është i pafajshëm dhe se duhet të shpallet i pafajshëm.

Vijon fjala përfundimtare e mbrojtjes për Rexhep Selimin, pason ajo për Jakup Krasniqin

Mbrojtja e Rexhep Selimit do të vazhdojë deklaratën përmbyllëse edhe gjatë ditës së sotme, shkruan KosovaPress.

Avokati Geoffrey Roberts dje tha se klienti i tij është i pafajshëm për të gjitha pikat në aktakuzë.

Ai tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka ofruar asnjë dëshmi se Selimi ka shkruar komunikata dhe nuk ka as bazë për t'ia atribuuar këto përgjegjësi të akuzuarve.

Derisa foli për pretendimet e Prokurorisë për "ndërmarrje të përbashkët kriminale”, avokati tha se nuk ka ekzistuar një gjë e tillë.

Ai gjatë deklaratës përmbyllëse, të cilën e filloi ditën e djeshme tha se "nëse e pyet Prokurorinë se a ka qenë Adem Jashari pjesë e NPK-së nuk mund të përgjigjet".

Paraqitja e deklaratave përmbyllëse nga ana e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit do të vazhdojë edhe sot, pastaj radha është e mbrojtjes së Jakup Krasniqit.

Edhe ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të kenë mundësi të mërkurën që për herë të fundit t'i drejtohen trupit gjykues.

Sot është dita e pestë prej kur kanë nisur deklaratat përmbyllëse të palëve.

Kjo fazë ka nisur me parashtrimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ku kryeprokurorja Kimberly Ëest ka kërkuar dënim me burgim nga 45 vjet për katërshen e UÇK-së.

Në Kuvendin e Kosovës mbrëmë është miratuar një rezolutë për gjykim të drejtë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 - gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës, prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat