​“Liria ka Emër”: Çlirimtarët nuk janë vet, qëndron një popull i tërë që do drejtësi

Aktuale

​“Liria ka Emër”: Çlirimtarët nuk janë vet, qëndron një popull i tërë që do drejtësi

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 15:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Mijëra qytetarë sot u mblodhën në sheshet kryesore të Prishtinës për t’u dal në mbështetje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë të cilët po gjykohen në Hagë. Nga ky marsh të organizuar nga “Liria ka Emër” u kërkua drejtësi për katërshen e UÇK-së dhe jo politikë.

Përveç qytetarëve të shumtë nga vendi, rajoni dhe më gjerë, në këtë marsh mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ishte krah djalit të ish-presidentit, Hashacim Thaçi, Endritit.

E ndonëse në paraburgim katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ndoqi këtë marsh në mbështetje të tyre, marsh ky i cili sot pushtoi sheshet e kryeqytetit të Kosovë.

Me pankartat në duar “Liria ka Emër”, “Historia nuk mund të rishkruhet”, “Liri në emër të popullit” shqiptarët kërkuan drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Themeluesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismajl Tasholli tha se pavarësisht proceseve gjyqësore, lufta e UÇK-së ishte çlirimtare dhe nuk mund të relativizohet.

Sipas tij, kërkesat janë për drejtësi të paanshme dhe jo politike, duke kundërshtuar çdo barazim mes agresorit dhe viktimës.

Nga Prishtina, Tasholli dërgoi mesazh mbështetjeje për të akuzuarit në Hagë, duke thënë se pas tyre qëndron një komb i tërë dhe se kjo është vetëm fillimi.

Tasholli: Ish-krerët e UÇK-së nuk janë vetëm pas jush qëndron një komb i tërë

Kjo ditë nuk është vetëm festë është edhe kujtesë sot në Hagë ndodhen ish-udhëheqësit e UÇK dhe ish-krerët e shtetit tonë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi emra që për shumë këndë përfaqësojnë kapituj të tërë të historisë sonë të rezistencën dhe shtet-nëdrimit. Pavarësisht proceseve gjyqësore një gjë mbetet e qartë lufta e UÇK ishte luftë çlirimtare dhe kjo nuk mund të zhbëhet kurrë sepse historia jonë nuk është abstrake ka shifra dhe dhimbje... UÇK nuk lindi për të marr tokën e vetë lindi për ta mbrojtur shtëpinë e vetë nuk lindin për dominim por liri, kjo është e vërteta historike që nuk mund të relativizohet kurrë. Thirrjet tona për drejtësi e jo politikë nuk janë kundër askujt janë për dinjitetin kolektiv ne nuk mund të pranojmë që proceset që zhvillohen në emër të popullit të Kosovës të përdoren për të barazuar agresorin me viktimën apo për të mjegulluar karakterin çlirimtar të luftës sonë, nëse drejtësia devijon nga parimet e pabarazisë dhe paanshmërisë dhe kur gjyqi në Hagë thirret edhe vepron në emër të popullit të Kosovës ne këtu drejt i themi qartë jo në emrin tonë, jo në emrin tonë. Drejtësia nuk mund të jetë selektive, nuk mund të jetë e dirgjiruar ajo duhet të jetë transparente dhe e barabartë për të gjithë vetëm atëherku mund të flas në emrë të një populli. Qytetarët duan drejtësi e jo politik e sot nga kjo ditë e pavarësisë dërgojmë mesazh të qartë për ata që gjenden në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe gjithë të tjerët ju nuk jeni vetëm pas jush qëndron një komb i tërë, pas jush qëndron historia, sakrifica dhe liria jonë. Ata nuk janë vetëm ky është vetëm fillimi“, tha ai.

Tasholli para mijëra pjesëmarrësve deklaroi se kur bëhet fjalë për Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka ndarje apo dallime, por bashkim të plotë. Ai theksoi se UÇK-ja është themel i lirisë dhe simbol sakrifice e identiteti kombëtar.

Tasholli: Kur vjen fjala për UÇK aty nuk ka ndarje aty nuk ka poste aty jemi krejt bashkë

Kur vjen fjala për UÇK aty nuk ka ndarje aty nuk ka poste aty jemi krejt bashkë, njëjtë, aty jemi bijtë e bijat e një historie që na ka bashkuar në momentet më të vështira. Ushtria çlirimtare nuk është flamur partie është themel i lirisë tonë dhe për tatë themel nuk flasim me dallime por një zemër prej zemre. Në çdo fshat e çdo shtet që kemi shkuar me Elizën për organizimin e marshit një fjalë ka qenë mbi të gjitha UÇK, ka qenë fjala e nderit, fjala që na bashkuar, fjala që ka mbushur sytë me lot e zemrat me krenari. S’ka pas shtëpi nuk ka pas asnjë shesh ku nuk e kemi parë emrin e UÇK mos me u përmend e me u respektua me dashuri. E kemi parë sa shumë do ky popull UÇK si simbol si sakrificë, si themel i lirisë, si pjesë e identiteti tonë ajo ka qenë ndjenja që na ka lidhur kudo krenari që nuk shuhet dhe betimi i heshtur që nderi i saj nuk preket”, tha ai.

Mes emocionesh dhe lotësh, Vasfije Krasniqi Goodman ka bërë thirrje për lirim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalimin e saj, ajo theksoi se padrejtësia dhe cenimi i lirisë janë ato që bashkojnë popullin shqiptar, duke kërkuar drejtësi dhe mbështetje për ish-drejtuesit e UÇK-së që po përballen me gjykim në Hagë.

Krasniqi Goodman përmendi me emër Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke shprehur bindjen se ata do të lirohen.

Heroinë Vasfija, kërkon drejtësi për çlirimtarët

“Urime Pavarësia. Kam shumë emocione me folë para gjithë juve këtu. Unë isha për herë të parë në Paradën e Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës dhe ishte ndjenjë e jashtëzakonshme, që bijtë e bijat e Adem Jasharit sot e mbrojnë Kosovën. Sot kjo ditë e shenjtë për popullin tonë. 18 vjetori in Pavarësisë, është ditë krenarie për të gjithë ne, por edhe një përkujtim për gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë. Kjo liri nuk erdhi vetvetiu, u flijua me gjak, sakrificë, që qëndron me shekuj, kam nderin të flas si e dërguar speciale nga Presidentja, Vjosa Osmani, për dhunën seksuiale, që zëri i viktimave po dëgjohet anë e mbanë botës. Na flasim për drejtësi dhe krimet që ka kryer Serbia në Kosovë. Ne jemi të gjithë këtu për t’i liruar ata nga Haga, sepse, nëse doni me ditë çka bashkon popullin shqiptar, është cenimi i lirisë dhe padrejtësia. Faleminderit të gjithë juve që shërbyet atdheut kur më së shumti kishte nevojë. UCK. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe Rexhep Selimi ata do të lirohen, mbrojtën popullin e vet si gjithë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha ajo.

Fjalën në këtë marsh madhështor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së e mori edhe ish-luftëtari i UÇK-së Muhamer Ibrahimi i cili tha se nuk kemi frikë nga drejtësia sepse kush lufton për liri nuk i frikësohet asnjëherë të vërtetës.

Ibrahimi para mijëra qytetarëve tha se sot janë në këtë marsh sepse zemra e Kosovës bashkë me të secilit që ishte i pranishëm po rreh me një shqetësim të madh në Hagë, ku po zhvillohet një proces i zgjatur kundër katërshes së UÇK-së.

Ibrahimi: Nuk kemi frikë nga drejtësia, kërkojmë të mos shtrembërohet e as rishkruhet historia

“Sot është 17 shkurt dita kur liria e Kosovës u kthye në shtet, por këtu nuk jemi vetëm për festë, jemi këtu sepse zemra e Kosovës bashkë me të secilit prej nesh po rreh me një shqetësim të madh në Hagë në fazën finale të një procesi që po zgjat mbi 5 vite po gjykohen udhëheqësit e ushtrisë tonë ata që morën përgjegjësi që askush nuk mund të merrte Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe Rexhep Selimi dhe shokët e tyre ata qëndruan kur shumë kush ishte larguar ne nuk kemi frikë nga drejtësia sepse kush lufton për liri nuk i frikësohet asnjëherë të vërtetës, por kemi të drejtë të kërkojmë drejtësi të paanshme kemi të drejtë të kërkojmë që historia jonë të mos shtrembërohet e as të rishkruhet të kërkojmë që sakrifica të mos të përmbyset në faj se UÇK nuk ishte organizim për mbijetesë, por ishte mburojë për fëmijët, gratë, pleqtë, mburojë për pragun e shtëpisë, për tokën tonë ishte përgjigja e fundit e një populli që kanosej me zhdukje”, deklaroi ajo.

Një ndër luftëtaret e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shqipe Krasniqi, ka theksuar se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po prek drejtpërdrejt kujtesën dhe sakrificën e luftës për liri.

Gjatë marshit “Drejtësi, jo politikë”, ajo deklaroi se në Ditën e Pavarësisë qytetarët nuk janë mbledhur vetëm për festë, por për të kujtuar çmimin e madh të lirisë dhe për të mbështetur bashkëluftëtarët që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

Krasniqi: Si sot kurrë më të bashkuar nuk e kam parë Kosovën

Si sot kurrë më të bashkuar nuk e kam parë Kosovën. Në ditën e Pavarësisë ne nuk jem i mbledhur vetëm për të shënuar këtë ditë, jemi mbledhur për të kujtuar një sakrificë, rrugë të gjatë dhimbje, një çmim të madh lirie. Kjo nuk është vetëm protestë, është ndërgjegjja dhe mbështetja që populli bën bijave të saj. Është zëri atyre që nuk janë më, është fjala e nënave që ende presin. Për ju që nuk më njihni, jam Shqipe Krasniqi. Jam njëra nga mijëra gra që kanë pa luftën me sytë e tyre, jam rrit në një kohë kur të qenit shqiptare në Kosovë nënkuptonte të jetojë me frikë, kufizime, me padrejtësi të përditshme. Kam parë prindër të larguar nga puna, profesor të përjashtuar, studentë të ndjekur, familje të tëra të poshtruara vetëm pse ishin shqiptarë. Kam parë baballarë të përulur, nëna që qanin fshehurazi që fëmijët të mos ua shihnin lotët. Kam parë rininë tonë të rritet pa të drejta, por gjithmonë me krenari. Por, mbi të gjitha kam parë gruan shqiptare, nëna që ndanin kafshatën me fëmijët e tyre, duke pa motra që bëheshin edhe nëna, baballarë, kur në shtëpitë e tyre mbeteshin pa burra. Kam parë gra që përcillnin bijtë në luftë me zemër të copëtuar, por me kokën lartë, ato nuk kishin uniformë, por, kishin forcë, ato nuk mbanin armë, por mbanin gjallë shpresën. Ato nuk dolën në histori me tituj, por historia nuk do të ekzistonte pa to. Pikërisht atëherë, edhe unë e kam kuptuar se heshtja është dorëzim dhe ky popull nuk di të dorëzohet”, ka theksuar Krasniqi.

Ajo tha se padrejtësia ndaj ish-udhëheqësve të luftës i dhemb gjithë shoqërisë, pasi sipas saj, cenon sakrificën e bërë për çlirimin e vendit.

Sipas Krasniqit, ballafaqimi me drejtësinë është pjesë e shtetndërtimit, por drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe e bazuar në faktet dhe rrethanat e kohës së luftës.

Krasniqi: Sot bashkëluftëtarët e mijë po përballen e padrejtësi nga Gjykata Speciale

Si shumë vajza e gra shqiptare e mora edhe unë armën dhe dola në front, e vesha uniformen më të bukur në botë dhe ju bashkova radhëve të UCK-së. Jo sepse e doja luftën, por, sepse doja lirinë, sepse kur mohohet dinjiteti, rezistenca bëhet detyrim për secilin. Humbëm shumë, shtëpitë na u dogjën e fshatrat na u zbrazen, nënat mbeten me fotografi në duar e heshtje në shtëpi, por, një gjë nuk u dogj, nuk u thye, nuk u shua, dhe ai është shpirti i këtij populli. Këtë shpirt po e shoh këtu në mesin tuaj. Në çdo varr dëshmori është edhe një nënë që ka dhënë gjithçka, në çdo flamur që valon është edhe një lot që është derdhur. Kjo luftë për të cilën sot po gjykohen në Hagë nuk është zgjedhje, por ishte për mbijetesë, ne qëndruam, rezistuan, sepse pas nesh qëndronte e ardhmja. Sot bashkëluftëtarët e mijë po përballen e padrejtësi nga Gjykata Speciale, kjo na dhemb të gjithëve, na dhemb sepse prek kujtesën e sakrificën tonë. Sot kur kërkojmë drejtësi ne nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë drejtësi të vërtetë pa politikë, të paanshme, që respekton faktet dhe rrethanat e kohës. Sepse kur gjykohet padrejtësisht sakrificat, lëndohet kujtesa e popullit tonë. Ballafaqimi me drejtësinë është pjesë e shtet ndërtimit, por drejtësia duhet të jetë e pandikuar, sepse kur lëndohet drejtësia, lëndohet besimi, dhe kur lëndohet besimi rrezikohet e ardhmja. Sot prania jonë këtu është mesazh për secilin që dyshon në rezistencën tonë”, u shpreh ajo.

Djali Xhavit Haziri, Çlirim Haziri tha se nuk do të lejojnë që sakrifica të barazohet me faj dhe se nuk do t’i lënë vetëm heronjtë në Hagë.

Haziri: Nuk do të lejojmë që sakrifica të barazohet me faj, nuk do t’i lëmë vetëm heronjët tanë në Hagë

Nuk u rrita me urrejtje, u rrita me krenari sepse ata që nuk janë në mesin tonë sot nuk sakrifikuan për vetëm, por sakrifikuan që ne sot të jetojmë të liri, ata ishin bijtë e UÇK-së, ushtrisë që e ktheu shpresën në liri. Ne sot të mbledhur këtu nuk jemi familje të ndara, por jemi një familje e madhe e sakrificës jemi familja e Rexhës, e bacës Jakup, familja e Kadriu, familja e Hashimit sepse kur preket sakrifica qohemi të gjithë bashkë sepse sakrifica e UÇK nuk i përket vetëm një familje i përket të gjithë popullit. Prandaj, 17 shkurti nuk është vetëm festë është betim që nuk harrojmë sakrificën betim që nuk lejojmë të përbarten luftëtarët tanë betiom që nuk e ulim kokën para padrejtësisë betim që mbrojmë me dinjitertn lujftën e UÇK-së... Nuk do të lejojmë që historia të shtrembërohet, nuk do të lejojmë që sakrifica të barazohet me faj, nuk do t’i lëmë vetëm heronjtë tanë në Hagë “ ,tha ai.

Më 9 shkurt të këtij në Dhomat e Specializuara ka nisur paraqitja e fjalës përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo shënon fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kanë kërkuar që të njëjtit të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ata kanë deklaruar para trupit gjykues se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së për krime lufte.

Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly Ëest ka kërkuar dënim me burgim prej 45 vitesh, për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 - gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat