“Me bo me hy në garë Ramushi fiton” – Tahiri për garën për president

Aktuale

“Me bo me hy në garë Ramushi fiton” – Tahiri për garën për president

Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 19:12
Ramush Haradinaj

Shefi i grupit parlamentar nga AAK-ja, Besnik Tahiri, është shprehur i bindur se nëse kryetari aktual i kësaj partie, Ramush Haradinaj, do të hynte në garë për president të Kosovës, ai do të fitonte.

Tahiri, në emisionin “DPT te Fidani” , tha se një kandidaturë e Haradinajt do të kishte mbështetje të mjaftueshme.

“Se me ba me hi në garë, Ramushi e fiton. Me ba me hi në garë e fiton, absolutisht.

Në një garë kur vjen një figurë si Ramush Haradinaj dhe kushdo tjetër, ajo është tjetër muhabet. Unë jam i bindur që kemi vota”, tha Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat