Avdullah Hoti ka theksuar se marsi është muaj i veçantë për shqiptarët, një kohë për të kujtuar sakrificën dhe rezistencën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Po hyjmë në muajin e krenarisë tonë kombëtare, muaj kur rikujtojmë sakrificën dhe rezistencën heroike për liri të shumë familjeve në Drenicë dhe mbarë Kosovën,” ka deklaruar Hoti.
Ai shtoi se gjatë këtij muaji të shenjtë për shqiptarët, nderohen të rënët për liri dhe kujtohen masakrat e kryera nga regjimi serb anembanë Kosovës, si dëshmi e vendosmërisë dhe sakrificës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Postim i plotë:
Marsi – Muaji i Epopesë së UÇK-së
Po hyjmë në muajin e krenarisë tonë kombëtare, muaji kur rikujtojmë sakrificën dhe rezistencën heroike për liri të shumë familjeve në Drenicë dhe mbarë Kosovën.
Gjatë gjithë këtij muaji, që është i shenjtë për shqiptarët, ne nderojmë të rënët për liri dhe kujtojmë masakrat nga regjimi serb anembanë Kosovës, dëshmi e vendosmërisë dhe sakrificës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është vetëm kujtim i historisë së lavdishme - është amanet i të rënëve për përkushtim ndaj atdheut.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!