Nela ‘shpërthen’ me kritika ndaj propozimit të Osmanit: Paramendojeni Listën Srpska të votojë për këtë!

Aktuale

Nela ‘shpërthen’ me kritika ndaj propozimit të Osmanit: Paramendojeni Listën Srpska të votojë për këtë!

Nga: A.M Më: 5 mars 2026 Në ora: 19:25
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se i ka kërkuar Kuvendit të bëjë ndryshime kushtetuese për të mundësuar zgjedhjen e presidentit të vendit përmes votës së drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Megjithatë, kjo nismë ka nxitur reagime dhe kritika në opinionin publik.

Publicisti Milaim Nela e ka cilësuar propozimin për amendamente kushtetuese në këtë moment si joserioz dhe të papërshtatshëm.

Ai në postimin e tij në Facebook, theksoi se ndryshime të tilla kërkojnë kohë dhe një debat të gjerë publik, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Propozimi i amendamenteve kushtetuese vetëm pak orë para mbarimit të afatit të zgjedhjes së Presidentit ma së paku asht joserioze!

Është joserioze për një shtet si Kosova!

E them këtë sepse për ndryshime të tilla sigurisht qe ka nevojë te madhe por për to duhet kohë e një debat i mirëfilltë publik.

Mbi të gjitha në dijeninë time pa 2/3at votave të pakicave nuk mund të bëhet asnjë ndryshim kushtetues!

Paramendojeni Listen Srpska të votojë për ç'bllokimin e ngërçit politik në Kosovë!

E paimagjinueshme!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat