Pozhari tregon ‘sekretet’: Pse disa politikanë nuk duan Vetëvendosjen në pushtet

Aktuale

Pozhari tregon ‘sekretet’: Pse disa politikanë nuk duan Vetëvendosjen në pushtet

Nga: A.SH Më: 9 mars 2026 Në ora: 10:32
Albin Kurti, Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari thotë se qëllimi i opozitës është bllokimi i qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, pas rezultatit historik të Vetëvendosjes me 51.1%, opozita dhe disa figura politike, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, po kërkojnë postin e presidentit për interesa personale. Pozhari shton se Kurti nuk është i shantazhuar dhe se për opozitën ekziston vetëm vonim, jo shpëtim

Shkrimi i plotë:

Mund të ketë veç vonim, e jo shpëtim!

Qëllimi i opozitës është bllokimi i qeverisjes së Albin Kurtit. Partitë opozitare kurrë nuk e kanë pasur përqindjen të cilën e ka Vetëvendosja. Ato kanë qeverisur me pazare e koalicione. Prandaj, asnjëherë nuk e kanë pasur telashe ndarjen e pozitave. Isa Mustafa me kushtin që të jetë kryeministër e bënte president Hashim Thaçin. E, Hashim Thaçi për ironi ia dhuronte lulet Teuta Rugovës, asokohe deputete. Ndërsa të tjerëve ju jepte terminale e ambasada. Kadri Veseli e bënte kryeministër Ramush Haradinajn, e Haradinaj ia siguronte atij ulësen e kryeparlamentarit.

Opozita vitin e kaluar provuan ta bllokojnë vendin me pozitën e kryeparlamentarit. Ishin të bindur se 50% askush nuk i merr. Përrçat e tyre mediatik e përhapnin narracionin se Vetëvendosja ka ra. Janë të njëjtat kanalizime mediatike që kërkonin me ngulm themelimin e Gjykatës Speciale dhe themelimin e Asociacionit.

Por, në fund të vitit 2025, ndodhi ajo që rrallëkush e priste. Vetëvendosje mori 51.1%

Të traumatizuar, "shpresa" e tyre e vetme kishte mbetur te bllokada për pozitën e Presidentit. Fillimisht aktruan formalisht se kanë interes për të bërë një zgjidhje. Në fund, u kuptua se e donin postin e presidentit për vete. Pse? Ngaqë e dinin se Albini nuk pranon pazare. E, ata kishin hallin që të shpëtojnë lëkurën e tyre politike.

4 vite qeverisje të ardhshme të Vetëvendosjes me pushtet të plotë, për shumëkënd që u pasurua në emër të politikës, do të thoshte fundi.

Në vallen e opozitës hyri edhe Vjosa Osmani. Jo veç për arsye pse e donte edhe një mandat, por edhe ngaqë pasuria e saj nuk përputhet me të hyrat e saj si Presidente. Gjë që është raportuar dhe është bërë subjekt i Agjencisë Antikorrupsion. Ky është veç një prej "episodeve".

Albin Kurti i di të gjitha këto. Ai po pret i qetë ngaqë nuk ka asnjë forcë që e shantazhon. E kundërshtarët e tij politik e dinë: ka veç vonim, por jo shpëtim! Siç e dinë edhe disa "kolegë" të mi që bëjnë jetë luksoze, ndërsa zyrtarisht kanë të ardhura mujore më të ulta se unë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat