Vrasja në Gjakovë: Viktima dhe dorasi ishin shokë

Aktuale

Vrasja në Gjakovë: Viktima dhe dorasi ishin shokë

Më: 16 mars 2026 Në ora: 09:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Dorasi me viktimën kanë qenë shokë mes veti” ka thënë një burim i kp, duke folur për raportin që kishte i ndjeri me personin që dyshohet për vrasjen në Gjakovë.

Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës.

Sipas informacioneve fillestare, rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti brenda një lokali në këtë zonë. Nga të shtënat me armë zjarri, viktima ka pësuar plagë fatale, ndërsa i plagosur mbeti vëllai i tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policia e Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar menjëherë, ndërsa zona është rrethuar për zhvillimin e hetimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat