Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Lulzim Hetemi në pozitën e zëvendësministrit në Ministria për Komunitete dhe Kthim.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit, ku u theksua se ky emërim vjen në funksion të forcimit të angazhimeve institucionale për komunitetet dhe procesin e kthimit.
Theksojmë se më herët Hetemi ka ushtruar detyrën e kryetarit të komunës së Leposaviqi, një zonë me sfida të veçanta në aspektin e qeverisjes lokale dhe bashkëjetesës ndëretnike.
Emërimi i tij pritet të kontribuojë në avancimin e politikave për integrimin e komuniteteve dhe në fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në këtë fushë.