Paraburgim për çiftin nga Lipjani për moskujdes ndaj fëmijës së tyre

Aktuale

Paraburgim për çiftin nga Lipjani për moskujdes ndaj fëmijës së tyre

Më: 18 mars 2026 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit çiftit nga Lipjani për moskujdesje ndaj fëmijës së tyre.

A.K dhe V.P dyshohen për veprat penale Shkelja e detyrimeve familjare dhe Lëndim i rëndë trupor.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P, ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Dy prindërit janë arrestuar pasi fëmija i tyre 5-vjeçar ishte dërguar në gjendje të rëndë në QKUK, ai kishte lëndime të rënda trupore dhe shenja të kequshqyerjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat