Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!

Aktuale

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!

Më: 20 mars 2026 Në ora: 10:31
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se kjo festë rikujton vlerat që i bashkojnë: solidaritetin, faljen dhe kujdesin për njëri-tjetrin, sidomos për ata në nevojë.

“Lutje dhe agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët që, me përkushtim, durim dhe besim në Krijuesin, përmbyllën këtë muaj të shenjtë. Uroj që kjo ditë e bekuar të sjellë paqe, shëndet e begati në çdo familje, si dhe më shumë unitet, mirësi dhe shpresë për Kosovën tonë.

Me fat Fitër Bajramin! Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat