Dallaveret me patentë shoferë, këta janë katër të arrestuarit

Aktuale

Dallaveret me patentë shoferë, këta janë katër të arrestuarit

Më: 23 mars 2026 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Në një aksion të realizuar sot nga Policia e Kosovës në Prishtinë, janë arrestuar katër persona, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me dallavere të patentëve të shoferëve.

Sipas informacioneve të siguruara, të arrestuarit janë tre instruktorë dhe një ekzaminere.

U arrestuan Zukë Behrami, Agon Behrami, Ismet Muhaxheri dhe Vjollca Lajqi, ekzaminere.

Sipas të njëjtave burime, një shumë prej 800 eurosh është përdorur për të realizuar simulimin e rasteve të tilla. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat