Nis heqja e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

Aktuale

Nis heqja e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

Më: 28 mars 2026 Në ora: 10:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Ekipet e kryeqytetit kanë nisur të heqin tabelat e ekspozitës "Masakrat në Kosovë 1998-1999".

Një ditë më parë janë vërejtur pasaktësi në përmbajtjet e këtyre të dhënave.

Kjo po ndodh pasi Komuna e Prishtinës hoqi lejen për vendosjen e ekspozitës në shesh, që erdhi si reagim qytetar për shkak të të dhënave të pasakta për masakrat në Kosovë.

Qytetarë dhe ish të burgosur reaguan për numrin më të vogël të të vrarëve në Krushe dhe Prekaz, si dhe për tekstin ku thuhet se 45 të burgosur shqiptarë të vrarë në Burgun e Dobravës, ishin të armatosur. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat