Çun Lajçi vjen me paralajmërim të fortë: Protestat kundër Albin Kurtit po rrezikojnë Kosovën!

Aktuale

Çun Lajçi vjen me paralajmërim të fortë: Protestat kundër Albin Kurtit po rrezikojnë Kosovën!

Nga: A.M Më: 29 mars 2026 Në ora: 20:27
Aktori dhe shkrimtari, Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari, Çun Lajçi ka reaguar pas raportimeve për thirrje për protesta kundër qeverisë së Albin Kurti.

Në reagimin e tij, Lajçi shpreh shqetësim për situatën politike, duke theksuar pasojat që mund të ketë presioni për demonstrata dhe tensionet e mundshme në vend.

Ai rikujton se personi që dikur i drejtohej Kurtit me fjalët “ti ke me kthye Serbinë n’Kosovë” tashmë ndodhet në Hagë, duke iu referuar ish-udhëheqësit politik Kadri Veseli. Sipas Lajçit, këto thirrje për protesta reflektojnë humbjen e durimit të disa grupeve që, sipas tij, presin ndryshime drastike dhe “kthimin e Serbisë” në Kosovë, duke theksuar se situata ngre shqetësime serioze për të ardhmen politike të vendit, përcjell “Bota sot”.

“Ky i bie; mjerë ne çka po shohim e çka po na pret,” përfundon Lajçi në reagimin e tij, duke nënvizuar frikën e tij për rrjedhën e ngjarjeve.

Shkrimi i plotë

Kjo thirrje asht shqetësuese

për t’vetmin fakt,

se ai që i thoshte Albin Kurtit;

- “ti ke me kthye Serbinë n’Kosovë”,

ai asht në Hagë,

e këta që po e presin kthimin e Serbisë

e kan humbë durimin,

ndaj po duen me dalë n’protesta,

me rrëzu Albinin,

me hapë shtegun,

që t’kthehet Serbia sa ma shpejt, e ti del parashikimi Kadrisë.

Kjo i bie; - mjerë ne çka po shohim e çka po na pret.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat