Komandanti i FSK-së uron qytetarët me rastin e Pashkëve

Aktuale

Komandanti i FSK-së uron qytetarët me rastin e Pashkëve

Më: 4 prill 2026 Në ora: 16:33
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari

Me rastin e festës së Pashkëve, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka uruar qytetarët, ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e FSK-së, duke u shprehur me urime të sinqerta dhe përzemërta për këtë festë të veçantë.

Në urimin e tij, Jashari thekson rëndësinë e Pashkëve si simbol i sakrificës, shpresës dhe ringjalljes, duke nënvizuar vlerat që frymëzojnë të gjithë qytetarët për një të ardhme më të mirë, të mbushur me paqe, solidaritet dhe mirëkuptim.

Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në shërbim të qytetarëve, pa dallim, duke promovuar vlerat e bashkëjetesës, respektit dhe sigurisë për të gjithë.

“Gëzuar Pashkët!” përfundon urimi i Komandantit Jashari, duke u dhënë mesazh qytetarëve dhe anëtarëve të FSK-së për këtë festë të rëndësishme.

Urimi:

Urimi i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e festës së Pashkëve

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin e festës së Pashkëve, ju shpreh urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja.

Pashkët janë simbol i sakrificës, shpresës dhe ringjalljes, vlera këto që na frymëzojnë të gjithëve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, me më shumë paqe, solidaritet dhe mirëkuptim ndërmjet nesh.

Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallim, duke promovuar vlerat e bashkëjetesës, respektit dhe sigurisë për të gjithë.

Gëzuar Pashkët!

Me respekt,

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari

Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat