“Emocion, dashuri, krenari” – Sadriu reagon pasi Osmani finalizon mandatin si presidente

Aktuale

“Emocion, dashuri, krenari” – Sadriu reagon pasi Osmani finalizon mandatin si presidente

Më: 4 prill 2026 Në ora: 21:22
Prindon Sadriu

Edhe Prindon Sadriu u përshëndet sot me titullin Zotëriu i Parë, pasi bashkëshortja e tij Vjosa Osmani dorëzoi detyrën si presidente duke finalizuar mandatin e saj.

Sadriu shpërndau postimin e Osmanit dhe mbishkroi fjalët emocion, dashuri e krenari si përshkrim i viteve të tyre në presidencë.

“Pesë vite HISTORIE. Pesë vite emocion. Dashuri. Krenari për Kosovën”, deklaroi Sadriu në Facebook.

“Ky mandat mbyllet, por ëndrra jonë për të ardhmen vetëm forcohet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat