Abdixhiku: Do të vazhdoj konsultimet me liderët politikë për zgjedhjen e presidentit

Aktuale

Abdixhiku: Do të vazhdoj konsultimet me liderët politikë për zgjedhjen e presidentit

Më: 6 prill 2026 Në ora: 13:56
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti që rezultoi pa një marrëveshje për çështjen e presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se përveç takimit të sotëm, do të vazhdojë konsultimet me liderët politikë për arritjen e një marrëveshjeje në kuadër të zgjidhjes së kësaj çështje.

“Në funksion të këtij angazhimi, përveç takimit të sotëm, do të vazhdoj konsultimet me të gjithë liderët politikë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. LDK do të jetë e përkushtuar në secilën ditë të mbetur.

LDK beson se vendi ka nevojë për një President që përfaqëson unitetin, garanton balancën institucionale dhe respekton frymën kushtetuese të Republikës. Zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të gjithë dhe në shërbim të stabilitetit të vendi”, shkroi i pari i LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat