Reagon Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçanit: U soll pa shenja jete!

Aktuale

Reagon Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçanit: U soll pa shenja jete!

Më: 8 prill 2026 Në ora: 20:53
Spitali i Përgjithshëm i Pejës

Xhevat Hasanmetaj ka humbur jetën tragjikisht në një punëtori në Strellc të Ulët, si pasojë e rënies së disa dërrasave.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, në një komunikatë për media deklaron se viktima u soll pa shenja jete.

Njoftimi i plotë i Spitalit:

Një person i gjinise mashkullore i lindur me 1969 nga Fsh.Strellc është pranuar rreth orës 14:20 në Spital pa shenja jete!

Procedurat e mëtejme lidhur me rastin janë zhvilluar në bashkëpunim me organet përkatëse.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së të ndjerit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat