LDK-ja nuk voton: Mos i kaloni ligjet pa debate, mos impononi agjenda

Aktuale

LDK-ja nuk voton: Mos i kaloni ligjet pa debate, mos impononi agjenda

Më: 10 prill 2026 Në ora: 17:41
Jehona Lushaku

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, ka thënë që kjo parti nuk do t’i votojë ligjet në seancën e sotme të Kuvendit për shkak të, siç tha ajo, mungesës së debatit parlamentar dhe imponimit të agjendave nga ana e partië në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kuvendi do të duhej ta thërriste në përgjegjësi Qeverinë dhe mos t’i imponohej agjenda dhe t’i nënshtrohej qeverisë Kuvendi”, ka thënë Lushaku në foltore.

“Tani, arroganca e numrave e sjell këtë situatë, por gjithsesi si parlament, por edhe si parti politike, do të duhej të ishim në ballë të detyrës dhe obligimeve tona”.

“Prandaj, mos kaloni ligje pa debate parlamentare, mos impononi agjenda dhe sillni në seanca të rregullta të gjitha këto ligje.

Ky është mesazhi im për sot dhe LDK-ja nuk merr pjesë në votimin e këtyre ligjeve”, ka thënë Lushaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat