Kuvendi nesër me seancë solemne për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

Aktuale

Kuvendi nesër me seancë solemne për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

Më: 13 prill 2026 Në ora: 22:12
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë solemne.

Kjo në shënim të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës.

Seanca është paraparë të nisë në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite është pika kushtuar kësaj dite përkujtimore, e cila shënohet nën moton “Ma kthe dritën”, duke nderuar dhe kujtuar të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat