Maqedonci: Sot në këtë ditë përkujtimi, vendi ynë po ecën në drejtimin e duhur

Aktuale

Maqedonci: Sot në këtë ditë përkujtimi, vendi ynë po ecën në drejtimin e duhur

Më: 18 prill 2026 Në ora: 11:41
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka përkujtuar Zahir Pajazitin për nder të ditës së dëshmorëve të Prishtinës.

Ai tha se Kosova po ecën në rrugë të duhur me fuqizimin e ushtrisë duke iu referuar të kaluarës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Për zhvillimin e të gjithë atyre luftëtarëve që i mbijetuan luftës e që u bënë pjesë e strukturave të sigurisë edhe mbrojtjes. Sot në këtë ditë përkujtimi, unë mund të them që sot vendi ynë po ecën në drejtimin e duhur.

Ushtria jonë po ndërtohet duke pasur gjithmonë për bazë, themelet e saj, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjakun e derdhur për liri, sakrificën e brezave të tërë për lirinë e vendit tonë. Fuqizimi i ushtrisë, armatosja e ushtrisë, zhvillimi i ushtrisë po bëhet gjithmonë duke iu referuar një të kaluare që është shumë e lavdishme, që është e kaluara e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, lavdi dëshmorëve të komunës së Prishtinës.”, tha Maqedonci para mediave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat