Hoti: Nesër i kthehemi Kuvendit në dy ditët finale, president i ri ose zgjedhje

Aktuale

Hoti: Nesër i kthehemi Kuvendit në dy ditët finale, president i ri ose zgjedhje

Më: 26 prill 2026 Në ora: 21:59
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka qëndruar të dielën në Prizren, nga ku ka përcjellë një mesazh në prag të seancave vendimtare në Kuvend.

“E diel e këndshme në Prizren.

Nesër i kthehemi Kuvendit në dy ditët finale për t’i dhënë vendit Presidentin e ri ose për ta kthyer mandatin sërish te qytetarët”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se dy ditët në vijim do të jenë përcaktuese për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, ndërsa ka lënë të hapur edhe mundësinë e kthimit të mandatit te qytetarët në rast se procesi nuk përmbyllet në Kuvend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat