Haxhiu cakton 7 qershorin për zgjedhjet

Aktuale

Haxhiu cakton 7 qershorin për zgjedhjet

Më: 30 prill 2026 Në ora: 16:21
Pamje nga takimi

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka takuar përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Pas takimit konsultativ me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, njoftoi se 7 qershori është vendosur zyrtarisht si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Sot bazuar në Ligjin për zgjedhjet, përmbylla takimin me përfaqësues të subjekteve politike.

Pas vlerësimit të afatave kushtetuese, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me 7 qershor”, tha Haxhiu

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat