Procesi zgjedhor i 7 qershorit: KQZ miraton vendimet finale, këto janë detajet

Aktuale

Procesi zgjedhor i 7 qershorit: KQZ miraton vendimet finale, këto janë detajet

Më: 1 maj 2026 Në ora: 14:33 Përditësuar në ora: 16:44 më 01.05.2026
Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

KQZ sjell rregullore të re për vëzhguesit e zgjedhjeve

Shuma e përgjithshme e buxhetit të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit arrin vlerën 10 milionë e 887,186.45 euro. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të premten.

Kjo shumë do të ndahet në paga dhe shtesa, mallra dhe shërbime, shpenzime komunale dhe pasuri jofinanciare. Ky plan i buxhetit u miratua me dhjetë vota për.

Në këtë mbledhje u krijua Këshilli për mbikëqyrjen e informimit publik me kryesues Muharrem Nitajn, anëtar i KQZ-së nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai propozoi që në kuadër të këtij Këshilli të jenë edhe përfaqësues të gjuhëve të tjera.

Nitaj: Këshilli për mbikëqyrjen e informimit publik duhet të ketë edhe përfaqësues të gjuhëve të tjera në Kosovë

“Do të propozoja që meqë ky këshill ka të bëjë me produktet informative që lidhen me fushatën e zgjedhjeve, zgjedhjet dhe informimin e opinionit publik dhe realizohet në disa gjuhë, në këtë këshill të jenë përfaqësues të gjuhëve që fliten në Kosovë: turke, serbo-kroate, boshnjake dhe rome. Në përbërje të këtij këshilli minimalisht duhet të jenë 3 përfaqësues të këtyre gjuhëve”, tha ai.

Kryesuesi i KQZ-së Kreshnik Radoniqi bëri të ditur që në këtë Këshill janë edhe përfaqësuesit e tri gjuhëve të tjera që fliten në Kosovë.

Ndërsa, anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosja, Alban Krasniqi tha se ky Këshill ka mision edukimin e votuesve.

Në këtë mbledhje u miratua edhe pika për rekrutimin dhe angazhimin e stafit të përkohshëm si dhe vendimi për kompensimin e punës jashtë orarit të rregullt të punës, ditëve të fundjaëvs dhe festave zyrtare për zgjedhjet e parakohshme.

Po ashtu u miratua edhe formula për nominimin e anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit.

Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosja Alban Krasniqi tha se janë mbajtur mbledhje të Këshillit Operacional dhe janë shqyrtuar disa nga afatet dhe planet kohore.

Krasniqi: Janë shqyrtuar disa nga afatet dhe planet kohore për zgjedhjet e 7 qershorit

“Si aktivitet fillestar është pranimi i ekstraktit të regjistrit civil qendror nga Ministria e Punëve të Brendshme, i cili është bërë. Partitë politike paraqesin pjesëmarrjen prej 1 deri më 7 maj dhe deklarohen përmes koalicioneve. Periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve të tjera politike, të cilat janë të regjistruara për koalicione dhe deputetë të pavarur, është nga data 2 deri më 10 maj. Tërheqja e shortit të renditjes së partive politike në fletëvotim realizohet më 16 maj. KQZ merr vendim për emërimin e anëtarëve të komisioneve komunale të zgjedhjeve deri më 8 maj. Periudha e ndryshimit të qendrës së vendvotimit është 6 deri me 16 maj. Për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës: 6–17 maj. Lista e votuesve që kanë votuar brenda dhe jashtë Kosovës certifikohet nga KQZ më 20 maj”, tha ai.

Votimi përmes postës bëhet nga 28 maji deri më 7 qershor, ndërsa regjistrimi i personave me nevoja të veçanta nga 26 deri më 31 maj.

Sipas KQZ-së, emërimi i Këshillit të ekipeve në qendrat e numërimit bëhet më 22 maj, kurse periudha e akreditimit të vëzhguesve bëhet nga 8 deri më 30 maj.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja bëri të ditu që ka nxjerrë një rregullore të re sa i përket vëzhguesve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit po mbahen pas dështimit të zgjedhjes së presidentit.

Diaspora ka kaq ditë afat për t’u regjistruar si votues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që të jenë 12 ditë afat për regjistrimin e mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës bëhet nga 6 maj deri më 17 maj 2026, ndërsa votimi përmes postës zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026.

Votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 6 qershor 2026, nga ora 07:00 deri 19:00.

Brenda vendit, periudha për kundërshtimin dhe korrigjimin e listës së votuesve zgjat nga 6 maj deri më 18 maj 2026.

Lista e Qendrave të Votimit nëpër përfaqësi diplomatike dhe caktimi i numrit maksimal të votuesve do të bëhet nga 5 deri më 6 maj.

Zgjedhjet e parakohshme do të kushtojnë 10 milionë e 887.186 mijë euro

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, në shumën prej 10 milionë e 887.186 euro.

Ky plan u miratua me 10 vota për dhe asnjë kundër

Violeta Salihu tha se sekretariati i KQZ-së ka përgatitur planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme, bazuar në kërkesat e njësive përkatëse, ku shuma totale e buxhetit të planifikuar arrin shumën 10 milionë e 887.186 euro.

Sipas saj, nga ky buxhet shkojnë paga dhe shtesa shuma 221 mijë euro, mallra dhe shërbime 10 milionë e 621 mijë euro, shpenzime komunale 32 mijë euro dhe pasuritë jo financiarë-kapitale, 13 mijë euro.

Ja sa do zgjasë fushata për zgjedhjet e 7 qershorit – KQZ merr vendimin

KQZ ka vendosur që periudha zyrtare e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 të zgjasë 10 ditë e 7 orë, duke filluar më 28 maj 2026 dhe duke përfunduar më 7 qershor 2026 në orën 06:59.

Pas caktimit dhe shpalljes të datës 7 qershor 2026 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, KQZ mori disa vendime në kuadër të fillimit të përgatitjes për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Në mbledhjen e mbajtur sot, KQZ mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili përfshin, ndër të tjera: deklarimin e partive politike për pjesëmarrje/mospjesëmarrje në zgjedhje; deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve; aplikimin për certifikimin e subjekteve politike; dorëzimin e listave të kandidatëve dhe verifikimin e tyre; periudhën e fushatës zgjedhore; caktimin e qendrave të votimit, përfshirë përfaqësitë diplomatike; regjistrimin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës; periudhën e votimit përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike; certifikimin e listës së votuesve; akreditimin e vëzhguesve dhe mediave; si dhe emërimin e anëtarëve të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillave të vendvotimeve.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ:

Deklarimi i partive politike për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve bëhet nga 1 maj deri më 7 maj 2026.

Aplikimi për certifikim të subjekteve politike (përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) zhvillohet nga 2 maj deri më 10 maj 2026, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë bëhet nga 2 maj deri më 12 maj 2026.

KQZ vendos për certifikimin e subjekteve politike deri më 10 maj 2026, ndërsa për kandidatët deri më 15 maj 2026.

Shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim hidhet më 16 maj 2026.

Sa i përket votuesve dhe organizimit teknik:

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës bëhet nga 6 maj deri më 17 maj 2026, ndërsa votimi përmes postës zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026.

Votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 6 qershor 2026, nga ora 07:00 deri 19:00.

Brenda vendit, periudha për kundërshtimin dhe korrigjimin e listës së votuesve zgjat nga 6 maj deri më 18 maj 2026.

Po ashtu, KQZ ka paraparë afate për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, akreditimin e vëzhguesve dhe emërimin e komisioneve zgjedhore komunale dhe këshillave të vendvotimeve gjatë muajit maj.

Dita e zgjedhjeve është caktuar më 7 qershor 2026, me orar votimi nga 07:00 deri 19:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat