Haxhiu nuk përgjigjet për konferencën e Kurtit në Presidencë

Aktuale

Haxhiu nuk përgjigjet për konferencën e Kurtit në Presidencë

Më: 2 maj 2026 Në ora: 15:00
Albulena Haxhiu

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për konferencën që kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me kandidaten për presidente, Feride Rushiti kanë mbajtur në vendin e presidencës së Kuvendit.

“Unë kam mbajtur konferencë por nuk e keni bërë këtë pyetje.

Ajo është çështje private mos i ngatërroni me të tjerat”, tha Haxhiu shkurtimisht.

Ditë më parë, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Kosovës, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Feride Rushiti kishin mbajtur një konferencë për media në foltoren e Presidencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat