Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, ka publikuar një video ku shfaqen deklarata të disa zyrtarëve të LDK, të cilët janë shprehur kundër Vjosa Osmani
Në mbishkrimin e tij, Kërçeli ka ngritur një pyetje mbi zhvillimet politike dhe qëndrimet e aktorëve opozitarë, duke theksuar:
“A kemi të bëjmë me një bashkim rreth së djathtës, apo me një front të përbashkët kundër Albin Kurti?”
Deklarata e tij vjen në një kohë debatesh të vazhdueshme politike në vend, ku marrëdhëniet mes partive dhe figurave kryesore po mbeten në qendër të diskursit publik, e Kosova do t’i mbajë zgjedhjet më 7 qershor.