Haxhiu dhe Hoti nderojnë heroin Besim Ndrecaj

Aktuale

Haxhiu dhe Hoti nderojnë heroin Besim Ndrecaj

Më: 3 maj 2026 Në ora: 14:28
Albulena Haxhiu dhe Andin Hoti

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministri në dorëheqje për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, kanë bërë homazhe te busti i heroit Besim Ndrecaj.

Kështu ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një postimi në Facebook.

“Unë e bëra timen, liria fitohet vetëm me gjak dhe me grykë të pushkës”, Hoti ka cituar në postimin e tij.

“Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Besim Ndrecaj!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat